Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Maqedoni të Veriut, aty ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq.
Me të arritur aty, Lajçak ka takuar nikoqirin e takimit dypalësh për dialogun Kosovë-Serbi, presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, njofton gazeta online Reporteri.net.
Emisari evropian u shpreh falënderues ndaj tij për pritjen, derisa të njëjtin e ka njoftuar për pritjet që ka nga takimi i nesërm.
“Përpara takimit të nesërm të nivelit të lartë të Dialogut, u takova me Presidentin @SPendarovski për ta informuar atë për shkallën e zhvillimeve në Dialog dhe pritshmëritë. Faleminderit për mikpritjen e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Lajçak në Twitter.
Arrived in ?? today. Ahead of tomorrow’s High-level meeting of the Dialogue I met with President @SPendarovski to inform him about the state of play in the Dialogue and expectations. Grateful for North Macedonia’s hospitality. pic.twitter.com/xf6GgByttL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 17, 2023
Pos Lajçakut, pjesëmarrës të takimit do të jenë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Ndërsa nga ShBA, takimin do ta vëzhgojë I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimet pritet të fillojnë prej orës 10:00 të mëngjesit. /Reporteri.net/.