×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Gëzim Kelmendi: Nuk arritëm të bëhemi pjesë e Kuvendit, por nuk do të dorëzohemi

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 1:57

    Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, thotë se pavarësisht se partia e tij nuk arriti të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, nuk do të dorëzohen.


    Ai thotë se do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e popullit dhe shtetit, ndërsa uron partitë fituese, shkruan Reporteri.net.

    Nga 95.41 % e votave të numëruara, FJALA ka arritur 0.38 %, apo gjithsej 2910 vota.

    Postimi i tij:

    Të nderuar qytetarë,

    Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë.

    Ne Partia FJALA në këto zgjedhje nuk arritëm të bëhemi pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Por ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e popullit tonë dhe shtetit tonë.

    Ndërsa votuesve të partive tjera politike iu uroj fitoren dhe suksesin e arritur për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    ZOTI e bekoftë popullin tonë dhe shtetin tonë.

    Gëzim Kelmendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!