×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Martini i 2 milionë eurove: UÇK nuk ishte rebelim i katundarëve, ishte sublimja nacionale

    Reporteri
    21 Korrik 2022 | 21:01

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u përfshi në një skandal pak muaj më parë nga mediat sllovene, ka bërë një reagim sot.

    Por ai sot nuk ka folur për aferën e 2 milionëve për të cilën u përfol, por për UÇK-në, duke iu bashkuar debatit të gjerë që nxitet nga mbajtja e krerëve të UÇK-së që mbahen të paraburgosur në Hagë dhe kërkesat e veteranëve.

    Ai ka thënë se UÇK nuk ishte rebelim katundarësh, por ishte sublimja e nacionales

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në Kosovë. Çdo kush që mendon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë. Ajo ishte një e papërsëritshme që nuk pranon monopolozim. Ishte dhe mbetet sublimja e nacionales shqiptare për të mishëruar ëndrrat e shumë gjeneratave dhe mbi të gjitha, ajo assesi nuk ishte rrebelim i katundarëve!”, ka shkruar ambasadori në llogarinë e tij në Facebook.

    Ndryshe, Martin Berishaj vazhdon të jetë i përfolur për skandalin e dyshuar për përfshirje në shpëlarjeje parash të derdhura nga GEN-I serb në xhirollogarinë e biznesit të tij në Mal të Zi.

    Një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net, i publikuar në maj të këtij viti, dokumentoi se afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.

    Derisa mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, tashmë dihet se kanë hyrë nga Serbia, përmes filalit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin.

    Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!