×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën, arrestohet nga policia

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 14:01

    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” e ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Ai tashmë është arrestuar.

    “Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.”

    Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    “Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.”

    Në njoftim thuhet se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!