×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Burka është dëshirë shoviniste e burrave për të ushtruar kontroll ndaj grave

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 10:31

    Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, njëherit edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli,  ditë më parë dha disa arsye pse shqiptaret nuk duhet ta mbulojnë fytyrën.


    Ndërkohë gjatë ditës së sotme Latifi ka shkruar se burka ka një origjinë reale, dëshirën shoviniste të burrave për të ushtruar kontroll ndaj grave, dhe interpretimet e tjera janë përralla klasike. Sipas tij çdo interpretim tjetër është variant i përrallave klasike, shkruan reporteri.net.

    “Burka ka veç një origjinë reale: dëshirën shoviniste të burrave për të ushtruar kontrollin total mbi jetën e grave dhe për t’i trajtuar ato si pronë të tyre private. Interpretimet tjera janë variante të përrallave klasike!”, ka shkruar Blerim Latifi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!