×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi fiton betejën ligjore kundër Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, i ishte kërkuar shkarkimin e Drejtorit Komunal të Arsimit

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 13:53

    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka arritur të fitoj betejën ligjore kundër Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë.

    Latifi me anë të një postimi ka treguar se Inspektorati i Arsimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit e ka aprovuar ankesën e komunës së Rahovecit, transmeton Reporteri.net.

    Inspektorati i Arsimit në Gjakovë në mënyrë decidive I kishte kërkuar Latifit të shkarkoj Drejtorin Komunal të Arsimit.

    Megjithatë, kjo nuk është në kompetenca të Inspektoratit të Arsimit, por ka të drejtë vetëm që të marrë masa ndaj drejtorit.

    “Falënderoj zyrtarët ligjorë që nuk kanë lejuar që të ndodhë një padrejtësi e madhe dhe e kanë kryer punën e tyre profesionale. Jam krenar me ekipin tim dhe punën që e kemi bërë dhe do ta vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Jemi faqebardhë para secilit qytetar”, ka shkruar Latifi në postimin e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!