×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Kurti nuk prezantoi program, nuk ka dha asnjë detaj për çështjen e pandemisë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 21:41

    Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar zgjedhjen e kryeministrit Albin Kurti. Thotë se sot Kurti nuk u prezantoi ndonjë program, por bëri zotime.


    “Ishe një proces krejt normal, i qetë procedural i një rezultati që e dinim më parë për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, tha Latifi në Pressing.

    “Ishte një ekspoze e zotimeve. Nuk ishte ndonjë program i strukturuar, i detajuar me ato që ai synon t’i arrijë”, theksoi ai.

    Latifi veçoi premtimin e Kurtit për vaksinim të 60 për qind të popullsisë kundër Covid-19.

    “z.Kurti nuk dha asnjë detaj se si do e realizojë, se si do t’i qaset këtij problemi’, shtoi Latifi.

    “Pjesa tjetër ishte më shumë fjalim i përgjithësuar rreth atyre që ai synon t’i realizojë ndërkohë fjalimi i dytë pasi e mori mandatin ishte më shumë fjalim patriotik’, tha Latifi.

    Profesori foli edhe për kabinetin qeveritar të Kurtit.

    “S’kishte risi të madhe përveç dy ministrave që unë s’i njoh”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!