×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e dialogut

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 21:45

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të rifillojë menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Europian.


    Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi për Klan Kosova ka thënë se LDK-ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi.

    “Në kuadër të programit qeverisës, Qeveria e udhëhequr nga LDK në objektivat themelore të saj ka edhe përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke mes dy vendeve”.

    “Kjo nënkupton marrjen e përgjegjësisë për të avancuar procesin e dialogut, në bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA’të, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit dhe duke lehtësuar të gjitha rrethanat për fillimin e dialogut”.

    “E vlerësojmë interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi, si vende lidere të BE’së. Gjermania ka mbajtur qëndrim konsistent për mosndryshim të kufijve që është e rëndësishme për një dialog të mundshëm dhe të suksesshëm”, ka thënë Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!