Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Kushtetueses, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ekipit shtetëror dhe të Qeverisë së Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti vlerëson se Gjykata ka folur qartë se ligji për dialogun është antikushtetues.
“Këtë e ka thënë LDK që nga dita e parë që Kosova është dëmtuar shumë nga pazaret antikushtetuese të koalicionit PAN. Shkelje është bërë edhe me draft rezolutën që është miratuar në Qeveri që dialogu i ka kaluar presidentit”, tha Hoti.
Ai tha se që nga sot ekipi dialogues dhe Qeveria duhet të japin dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Ndërsa deputetja Vjosa Osmani tha se ky vendim ka sqaruar që kompetencat e Qeverisë për ta zbatuar politikën e jashtme nënkupton përgjegjësi shtetërore.
Ndërsa deputeti Driton Selmanaj tha se çdo ditë vazhdim i kësaj Qeverie, është dëmtim për vendin. Sipas LDK-së, dialogun duhet ta udhëheq vetëm një qeveri legjitime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.