Kryesia e LDK-së, në selinë qendrore të kësaj partie në Prishtinë është mbledhur sot për të diskutuar rreth takimit të radhës që kjo parti pritet ta zhvillojë me Vetëvendosjen.
U tha se në këtë mbledhje do të merret vendimi për ekipet punuese që do të formojë LDK- për të diskutuar rreth koalicionit të mundshëm me VV-në, mirëpo zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se për këtë do të presin rezultatet përfundimtare të KQZ-së, shkruan Reporteri.net.
Ai ka konfirmuar se të gjitha vendimet do ti marrin pas certifikimit të rezultateve të KQZ-së dhe se atëherë do të zhvillohet takimi i radhës me Vetëvendosjen.
“Pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin e votuesve. Pasi kemi një rezultat shumë të ngushtë do të presim rezultatin final nga KQZ-ja për të diskutuar një koalicion të mundshëm. Të gjitha zhvillimet e mundshme do ti bëjmë kur të certifikohen rezultatet. Atëherë do të jetë edhe takimi i radhës me VV-në. Të gjitha zhvillimet e negociatave do i bëjmë në momentin kur të certifikohen rezultatet”, ka thënë Mustafa./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.