×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK reagon pas vendimit të Kushtetueses për Delegacionin Shtetëror

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 14:51

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas vendimit  të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur si jokushtetues Delegacionin Shtetëror që u krijua nga Qeveria e Kosovës.


    Selmanaj ka thënë se kanë paralajmëruar qysh moti se “Ekipi Turistik”, siç e ka quajtur ai nuk mund të bëhet asnjëherë delegacion shtetëror.

    “E pritshme, Gjykata Kushtetuese e shpallë jo kushtetues Ligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror. Me këtë e shpallë jokushtetues edhe Ekipin e Shpendit&Fatmirit me akrabat e tyre.. Ju kemi thënë herët, Ekipi Turistik nuk mund të bëhet asesi Delegacion Shtetëror. Për vendime shtetërore duhen burrështetas. Shteti nuk bëhet me aventurier!”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankesën e VV-së dhe LDK-së lidhur me kushtetueshmërinë e Delegacionit, duke konstatuar se një sërë nenesh nuk janë në përputhje me Kushtetutën. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!