×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK thonë se kanë gati pakon për shpëtimin e ekonomisë: Aprovohet në ditët e para të qeverisë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 14:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se e kanë gati planin qeverisës.


    Arben Gashi nga kjo parti, ka thënë se ky plan pritet të finalizohet në dy ditët e ardhshme.

    Ai po ashtu kanë thënë se janë në përgatitje të pakos ekonomike, e cila siç u shpreh Gashi do të aprovohet në ditët e para të Qeverisë, shkruan Reporteri.

    “Jemi në fazën finale të planit qeverisës dhe pakos ekonomike që pritet të aprovohet në ditët e para të Qeverisë së re. Hoti është i gatshëm të marrë përsipër trajtimin e këtyre problemeve”, u shpreh ai.

    Këto komente ai i bëri pas dorëzimit në Kushtetuese të komenteve lidhur me dekretimin e Hotit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!