×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media gjysmë ore para seancës së sotme, s’dihet arsyeja

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 7:45

    Partia Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të mbajë konferencë për media gjysmë ore para fillimit të vazhdimit të 45-të të seancës konstitutive.

    Arsyet e konferencës nuk janë shpaluar përveç kohës – 10:30 – dhe lokacionit: në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

    Tash e tre muaj Vetëvendosja ka dështuar të sigurojë shumicë parlamentare për të vijuar me konstituim të Kuvendit të Kosovës, ndërsa procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 22 korriku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!