×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, ndryshime në 33 qendra

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 13:13
    Selia e Lëvizjes Vetëvendosje. Fotografi nga arkivi.

    Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 qendra të kësaj partie në Kosovë dhe në mërgatë.

    Përmes një njoftimi për media nga kjo parti kanë bërë të ditur se koordinatorët e rinj për 10 qendra të tjera do të emërohen në ditët në vijim.

    “Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë”, thuhet në njoftim.

    Ajo çfarë vërehet është se Arben Vitia do të vazhdojë që të jetë koordinator i Qendrës së VV-së në Prishtinë. Në ndërkohë, koordinator në Mitrovicë është zgjedhur Armend Muja. Me Degën e VV-së në Gjakovë do të udhëheq Arbërie Nagavci, ndërsa në Gjilan, Alban Hyseni.

    Njoftimi i plotë:

    Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.

    Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.

    Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:

    · Qendra në Artanë: Abdyl Gashi

    · Qendra në Dardanë: Donjeta Ismajli

    · Qendra në Deçan: Faton Selmanaj

    · Qendra në Drenas: Egzona Tërdevci

    · Qendra Ferizaj: Fatbardha Zogaj

    · Qendra në Fushë Kosovë: Shpend Bardiqi

    · Qendra në Gjakovë: Arbërie Nagavci

    · Qendra në Gjilan: Alban Hyseni

    · Qendra në Han të Elezit: Mirsad Shkreta

    · Qendra Istog: Fjoralba Raci

    · Qendra në Junik: Lavdim Gaxherri

    · Qendra në Kaçanik: Jeton Raka

    · Qendra në Kastriot: Halil Thaqi

    · Qendra Lipjan: Adnan Rrustemi

    · Qendra në Mitrovicë: Armend Muja

    · Qendra Malishevë: Jetmire Vrenezi

    · Qendra në Pejë: Taulant Kelmendi

    · Qendra në Prishtinë: Arben Vitia

    · Qendra Prizren: Artan Abrashi

    · Qendra në Rahovec: Visar Korenica

    · Qendra në Skënderaj: Hysni Mehani

    · Qendra në Sharr: Erzen Krasniqi

    · Qendra në Shtërpcë: Shpejtim Arifi

    · Qendra Shtime: Qemajl Aliu

    · Qendra në Therandë: Salih Zyba

    · Qendra në Viti: Arsim Ademi

    Qendrat në mërgatë:

    · Angli: Vlora Pireva

    · Australi: Sali Rexhepi

    · Danimarke: Bernarda Begu Radoncic

    · Finlandë: Bujar Hajdini

    · Benelux: Ilir Morina

    · Itali: Erald Korra

    · SHBA: Mimoza Hoti Prestreshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!