×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen bashkërisht me Borell në New York

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 11:50

    Liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesën e Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borell, do të zhvillojnë takim të përbashkët në New York, njoftoi Radio Evropa e Lirë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ashtu siç është etabluar si traditë çdovjeçare, para seancës vjetore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përfaqësues të Ballkanit Perëndimor takohen bashkërisht me shefin e diplomacisë evropiane.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu do të merr pjesë në Asamblenë e Përgjitshme në OKB në New York.

    Pritet, sipas REL-it, që një sërë ngjarjesh të ndodhin në javët dhe muajt e ardhshëm në marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një samit që pritet në fillim të tetorit në Pragë, ku krijimi i një komuniteti politik evropian do të do të diskutohet për herë të parë, një format në të cilin ishin vendet e BE-së dhe vende të tjera evropiane që nuk janë anëtarë formalë të bllokut.

    Ballkani Perëndimor dhe nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian pritet të diskutohet në takimin transatlantik në nivel të ministrave të jashtëm, i cili do të organizohet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe në të cilin do të marrë pjesë edhe Borell.

    Siç u tha, BE dhe ShBA janë zotuar të bashkëpunojnë në të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për të zgjidhur problemet e mbetura./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!