×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj akuza të rënda në drejtim të KQZ-së: Institucion kaotik, në një vend normal do të duhej të dorëhiqej

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 15:44

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka hedhur akuza drejt Komisionit Qendror Zgjedhor duke e akuzuar këtë institucion si të papërgjegjshëm dhe jofunksional.


    Limaj ka thënë se ky organ gjatë gjithë procesit zgjedhor ka qenë jofunksional dhe kaotik, duke mos kryer detyrën sipas ligjit, shkruan Reporteri.net.

    “Duke ikur nga përgjegjësia KQZ duke mos marrë vendime për pakot e kontrabanduara nga Serbia dhe votat nga diaspora, KQZ në vazhdimësi ka shkelur ligjin zgjedhor e si pasojë e kësaj ka ardhë edhe vendimi i Gjykatës Supreme. Kjo ka krijuar pasoja që një vendim i Supremes ta ndryshojë ligjin zgjedhor”, është shprehur Limaj.

    Ndër të tjera, ai ka përsëritur kërkesën e vazhdueshme të Nismës për rinumërim të të gjitha votave.

    “Është krijuar një situatë kaotike. Kërkesa jonë ka qenë e vazhdueshme për rinumërim të plotë. Në një shoqëri normale KQZ do të duhej të ipte dorëheqje. Neve na mbetet të kërkojmë të rikthehet ligjshmëria. Nuk është  bërë trajtim i njëjtë i diasporës me votat që vijnë nga Serbia. Kjo është kontrabandë. Ne nuk do të ndalemi në mbrojtjen e vullnetit të 42 mijë njerëzve të cilët kanë votuar për këtë subjekt politik”, është shprehur Limaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!