Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj nga Nisma ka bërë të ditur se është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Limaj në një deklaratë para gazetarëve e ka cilësuar si jashtëzakonisht të mirë takimin me Abdixhikun.
Ai ka shtuar se janë diskutuar një sërë temash në takim, por pa dhënë detaje.
“Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme që po ndodhin gjithë takimet. E rëndësishme është që do të vazhdojmë të takohemi… po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi”, tha ai. /Reporteri.net/