Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e kritikoi Qeverinë Kurti për siç tha ai mosrealizimin e asnjë investimi serioz kapital.
Sipas Limajt, nën udhëheqjen e Kurtit vendi po administrohet, nuk po qeveriset.
“Qeveria e Kosovës matet me buxhet, cili është buxheti? Hiqi pagat dhe ndihmat sociale, e shihni që zero buxhet është harxhuar, 70 përqind të buxhetit që e flasin këta është harxhuar në paga, asnjë investim nuk ka ndodhur, s’ka investime kapitale, ma gjeni një investim serioz kapital që ka ndodhur këto tri vitet e fundit, ma gjeni një projekt, një vepër, një angazhim konkret në këto tri vitet e fundit, qeverisja e Kosovës është reduktuar në administrim, nuk jemi duke u qeverisur, ka treguar që s’ka plan, s’ka projekt, janë njerëz të padijshëm, s’kanë guxim në vendimmarrje”, tha Limaj në Klan Kosova.
I pari i Nismës Socialdemokrate tha se Qeveria Kurti po i ndjek shembujt e vendeve autoritare të rajonit duke kapur dhe kontrolluar të gjitha institucionet publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.