×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj pas vendimit të PZAP-it: NISMA pjesë e Kuvendit, do të vazhdojmë fuqishëm aktivitetin parlamentar

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 16:17

    Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për medie pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me anulimin e votave nga Serbia, ku miratoi kërkesën e kësaj partie që të mos llogariten këto vota.


    Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas vendimit të PZZP, NISMA dhe partnerët e saj janë parti parlamentare dhe do të vazhdojmë fuqishëm aktivitetin parlamentar.

    “Nga sot edhe me vendim të PZAP dhe një here u dëshmua se ne me votat e rregullta jemi në Parlament dhe sot duke larguar ato vota kontrabandë jemi parti parlamentare dhe gjithë deputetëve ju uroj suksese dhe do të vazhdojmë kërkimin e ligjshmërisë”, ka deklaruar Limaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se partia e tij dhe koalicioni do të jenë me 6 mandate në Kuvend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!