×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj për marrëveshjen në fushën energjetike: I mundëson Kosovës pavarësinë nga Serbia

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 8:38

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se votimi i Marrëveshjes së rë të Kyçjes në mes KOSTT-ENTSO-E nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale është një arritur e madhe për vendin.


    Sipas Limajt kjo marrëveshje i mundëson Kosovës pavarësinë nga Serbia në fushën energjetike, shkruan Reporteri.net

    “Zyrtarizimi i marrëveshjes i mundëson Kosovës pavarësinë nga Serbia në fushën energjitike dhe të njëjtën kohë do të mundësojë operimin si një bllok i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.I shpreh mirënjohjen time miqve ndërkombëtar, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, USAID-it, Bankës Gjermane për Zhvillim-KFË, dhe të gjithë atyre që mbështeten Kosovën në këtë proces”, shkruan ai në Facebook

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!