Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të mirë votimin e raportit për verifikimin e deputetëve dhe më pas betimin e tyre.
Ai ka thënë se më pas do të vazhdohet me hapat e tjerë.
“Kosova tani ka Parlament dhe deputetë dhe ata do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë”, tha ai.
“Shumë shpejt edhe këto pjesë tjera do të përfundojnë dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria”, shtoi Limaj.
Por, ai më pas nuk u ndalë të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që kishin për të. /Reporteri.net/.