×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirimi i infermiereve, reagon vajza e të moshuarës: Gjykata ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 13:00

    Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar sot vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

    “Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

    Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.

     

    Gjatë ditës reagoi edhe Meshari Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës që u dhunua fizikisht brenda qendrës “Orenda”.

    Ai tha se me këtë vendim “nga sot u shua besimi në drejtësi” në lidhje me këtë rast.

    Avokati Selimaj, ka thënë se lirimi nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë, kur akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet ne ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti.

    “Vendimi i Gjykates Supreme per lirimin nga paraburgimi i te pandehurave ne kete faze te procedures ku akoma nuk ka perfunduar procedura hetimore, dhe akoma ekziston rreziku i madh qe te ndikohet ne ndryshimin dhe asgjesimin e provave, eshte tregues i qarte se cilat jane tendencat per trajtimin e metutjeshem te ketij rasti, relativizimi i tij, dhe ne fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonje denimi me gjobe.
    Me diten e sotme besimi ne drejtesi per kete rast u shua”, ka shkruar Selimaj.

    Lirimi i tri infermiereve, reagon avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi për këtë rast u shua

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!