×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga burgu Bashkim Osmani, biznesmeni kosovar i dyshuar për rrjet ndërkombëtar të kokainës

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 10:21

    Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane muaj më parë kishte vënë në pranga Bashkim Osmanin dhe vëllezërit e tij.

    I njëjti është liruar nga burgu në Palma de Mallorca ku po mbahej në paraburgim.

    Siç raporton mediumi, Mallorca Zeitung”, për këtë ai duhej të paguante një garanci prej 400 mijë eurosh, shkruan Reporteri.net.

    Organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës kaloi gati tre muaj në qeli.

    Osmani u arrestua në një bastisje në mbarë Evropën më 15 shkurt në Kroaci. Disa persona nga rrethet e tij private dhe të biznesit u arrestuan, duke përfshirë gruan dhe vjehrrin e tij. Ai u ekstradua në Majorka dhe ndodhej në paraburgim në ishull që prej datës 2 mars.

    Bashkë me Osmanin ishin arrestuar edhe vëllezërit e tij.

    Në operacionin e Eurpolit për kapjen e tyre morën pjesë 600 policë dhe operacioni u shtri në 7 vende evropiane.

    Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

    Bashkim Osmani, 50-vjeçari nga Kosova konsiderohet si kreu i këtij rrjeti mafioz. Ai raportohet se ka biznese të dyshimta në Gjermani, ku ishte dënuar me gati katër vjet burg së bashku me vëllain e tij në 2008 për një krim ekonomik.

    Cilat shtete dhe sa policë u mobilizuan të arrestojnë Bashkim Osmanin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!