×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet Rron Gjinovci

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 15:48

    Aktivisti Rron Gjinovci është liruar.

    Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi të bërë në Facebook.

    “Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar Gjinovci.

    Studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

    Pas protestës disa orëshe, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e mbledhur, ku dhe u arrestua drejtori i ORCA-s.

    Arrestohet Rron Gjinovci

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!