×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Guxo në Ferizaj ndahet në dysh

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 15:57

    KQZ-ja deri më tani ka pranuar 6 aplikime të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale.


    Nga këto 6 aplikime, 3 prej tyre janë iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

    Sipas KQZ-së subjektet që kanë aplikuar deri më 15 korrik 2021 janë partia politike Lëvizja Qytetare Vatra e cila ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan. Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik. Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë dhe iniciativa Qytetare “Bashkë për Istogun” ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog.

    Në këto aplikime vërehet se Lisa Guxo e cila është thënë se në zgjedhjet lokale do të garojnë me Vetëvendosjen, është ndarë dhe do të garojnë në dy grupe në komunën e Ferizajt.

    “Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj. Iniciativa Qytetare Ne Guxojmë ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj”thuhet në njoftimin e KQZ-së

    Kjo periudhë sipas KQZ-së përfundon më 16 gush

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!