Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i mbi 30% të vendvotimeve në Kosovë.
Në rezultatin preliminar të 31.80 përqind të vendvotimeve të numëruara nga KQZ-ja, vazhdon të prijë LDK-ja me një rezultat të dallueshëm, më 25.24%.
Një përmbysje të rezultatit e ka bërë VV-ja, duke e kaluar PDK-në dhe duke u radhitur e dyta më 23.06%, shkruan Reporteri.net.
Rrjedhimisht PDK-ja aktualisht po radhitet e treta më 22.57 përqind, pasuar nga AAK-ja më 12,20 përqind, e cila po shënon rënie në përqindje.
Rezultatet e deritanishëm koalicionin NISMA-AKR e mbajnë mbi pragun zgjedhorë më 5,37%, shkruan Reporteri.net.
Sipas KQZ-së deri më tani në gjithë Kosovën janë numëruar 230.134 fletëvotime të vlefshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.