×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci i përgjigjet Abdixhikut për stadiumin: Mos e vokë atë ujë!

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 23:29

    Dy muaj më parë, kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte vënë në dilemë ndërtimin e stadiumit të kombëtares në Zonën Industriale.


    Por, kryetari i Komunës së Drenasit, nuk vonoi duke iu kundërpërgjigjur asaj, duke i thënë se kjo është çështje e menduar mirë dhe jo politike.

    “Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës.

    “Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibiliteti dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

    Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë”, kishte thënë Lladrovci.

    E, sot në T7, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se LDK dhe Vetëvendosje kanë vendosur që stadiumi i kombëtares të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Drenas.

    I pyetur rreth kësaj deklarate, Lladrovci ia përsëriti njësoj si edhe Osmanit të njëjtën porosi.

    “Gjatë fushatës, e kam dhënë një mesazh rreth Stadiumit nacional, për mbesen tonë: Mos e vokë atë ujë. Njëjtë, i them edhe deputetit Abdixhiku: Mos e vokë atë ujë! Shpresoj se ky vend ka mendje të kthjellëta dhe mendojnë mirë kah po e çojnë vendin”, tha i pari i Lladrovit për Indeksonline.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!