Përparim Rama e ka konfirmuar pjesëmarrjen sonte në “Debat Plus”, ku do të përballet me kundërkandidatin nga radhët e LVV’së, Hajrulla Çekun.
Konfirmimi i Kryetarit të Prishtinës vjen vetëm pak minuta pasi gazeta online Reporteri.net raportoi se Rama sot është sfiduar nga një virozë.
“Shihemi sonte n’Debat Plus”, ka shkruar Përparim Rama në Facebook.
Debati televiziv mes Kryetarit të Prishtinës dhe kundërkandidatit nga LVV-ja parashihet të nis prej orës 20:30 në RTV Dukagjini.
Përveç Ramës, pjesëmarrjen sonte në “Debat Plus” me Ermal Panurin e ka njoftuar edhe Hajrulla Çeku.