×
  • Lajme
  • Lajme

    Lufti Haziri komenton vizitën e Kurtit në Amerikë: Shtëpia e Bardhë mbetet vetëm aspiratë e qeverisë

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 21:13
    Nënkryetari i LDK'së, Lutfi Haziri

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se mungesa e takimeve të nivelit të lartë në SHBA të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është si pasojë e ngecjes në dialog.

    Sipas Hazirit, një vizitë në Shtëpi të Bardhë e qeverisë është vetëm “aspiratë”.

    “Është shkaktu një pritje për vizitën sikur edhe pritja për ndryshim të madh. Për vet faktin se tetor e nëntor është shtyrë vizita e që lidhet me dialogun. Edhe tani pas vizitës së formatit më të lartë në nivel europian. Paralajmërimi i vizitës pa u zbardhur agjenda dhe nuk ka konfirmim nga ambasada amerikane. Zakonisht njoftohet opinioni nga ambasada. Është paralajmëruar vizitë dy-javore. Edhe në Konferencë të Mynuhit, Presidentja nuk zhvilloi takime të mëdha. Takoi Nancy Pelosin. Pra po takohemi me Kongres e Senat. Shtëpia e Bardhë po mbetet vetëm aspiratë e qeverisë”, ka thënë ai në Pressing të T7.

    Sipas Hazirit, takimi më i rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë është ai i ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

    “Vizitat e tona e politikës së Kosovës dhe të posazgjedhur janë përcjellë me takime në nivel të zëvendëspresidentit. Takimet me president janë të rëndësisë së lartë, sikur ajo e zotëri Hoti apo zotëri Thaci me Biden. Në Shtëpi të Bardhë është më i rëndësishmi ai i Fatmir Sejdiut. Takime tjera kanë ndodhur në konferenca të OKB-së në Nju Jork. Takimet në Shtëpinë e Bardhë janë të interesit të brendhsëm. Takimet vijnë nëse ekziston rëndësia. E kemi vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, ndonjëherë edhe ia tepron vëmendja për këtë qeveri. Ata kanë thënë se do të ketë fokus të madh deri në arritjen e marrëveshjes”, deklaroi Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!