×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Lumir Abdixhiku: Beteja jonë nuk është shtypja e mediave, por puna për qytetarët

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 11:29

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga punimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq, ku ka thënë se detyrë e tyre është të punojnë për qytetarët dhe se beteja e tyre nuk është shtypja e mediave, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës, prandaj shton se përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojnë.

    Postimi i Abdixhikut:

    Vazhdojmë! 🩺👩‍⚕️👨‍⚕️

    Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë!

    Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara!

    Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve – në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet!

    Sepse kemi punë.

    Sepse Kosova ka aq shumë punë!

    Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!