×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku i thotë Kurtit: Çdo refuzim konsensusi na dërgon në polarizim shoqëror

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 18:19

    Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij në seancën plenare i ka thënë kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, se nga nesër nuk është përfaqësues partiak, por është kryeministër i Republikës së Kosovës dhe si i tillë duhet të sillet me dinjitet.


    “Kryeministri i ri duhet t’i kujtojë vetes se çdo çdo refuzim konsensusi na shpie te polarizimi i shoqërisë. Si përfaqësues i shumicës të bartni barrën e pajtimit shoqëror”, tha Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

    AI më tej tha se nga Kurti pret që të zgjedh problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

    “I presim zgjidhjen e problemeve, jo menjëherë natyrisht, do t’i keni muajin e mjaltit, por presim zgjidhjen e problemeve, për punësim, rend e ligj, liberalizim, shëndetësi, integrim, njohje për të gjitha rezolutat e ngritura nga ju, mbi të gjitha zgjidhje për stabilitet politik”, tha Abdixhiku. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!