×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri përsërit deklaratën e tij të famshme: Presidenti kalon nëpër zyrat e LDK-së

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 23:03

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth zgjedhjes së presidentit.


    Ai përmes një linje telefonike, ka përsëritur deklaratën e tij të famshme se  posti i presidentit kalon nëpër zyrat e subjektit politik ku bën pjesë ai, shkruan Reporteri.net.

    “E para, Presidenti kalon për skaj zyrave të LDK-së. Kalon nëpër zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, tha Haziri në Politiko të Kanal10.

    Ai tha se LDK nuk e ka për obligim të kalkulojë numra të deputetëve.

    “Sepse ata janë përfaqësues të popullit dhe i takon partisë shumicë të merret me sigurimin e numrave”, tha Haziri.

    Kujtojmë se afati i fundit kushtetues për të zgjedhur presidentin është 5 prilli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!