Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të arrijë hënën për një vizitë dy ditore në Serbi. Një nga temat kryesore që pritet të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet që të jetë problemi i Kosovës, ndërkohë gjatë kësaj vizite Franca dhe Serbia do të nënshkruajnë diku rreth 20 marrëveshje.
Pesë nga to do të jenë në fushën e ushtrisë dhe armatimit.
Këtë për televizionin publik të Serbisë e ka treguar zëvendësministri i Mbrojtjes, Nenad Miloradoviq.
Ai ka thënë se kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Francën dhe se janë duke vazhduar bashkëpunimin.
Miloradoviq ka kujtuar helikopterët ‘airbus’ të cilët i kanë marrë së fundi nga Franca.
Zv.ministri serb ka thënë se marrëveshja do të bëhet për armatim të nivelit më të lartë të teknologjisë.
Sipas tij mjetet që do t’i marrin nga Franca janë të teknologjisë së fundit, dhe pajisja e forcave serbe do të bëhët në nivelet më të larta të mundshme, për të rritur aftësitë e Serbië për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.