Është ndezur ndriçimi për festat e fundvitit në sheshet kryesore të Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook fotografitë ku duket se sheshet kanë marrë pamje përrallore, shkruan Reporteri.net.
Ahmeti ka thënë se viti që po lëmë ndonëse na sfidoi, na bashkoi edhe më shumë, na bëri solidarë dhe na mësoi të shikojmë nga njëri-tjetri me zemër.
Deri vonë Komuna e Prishtinës s’kishte vendosur nëse do t’i zbukuronte hapësirat me drita e materiale festive, pasi ekzistonte frika që dekorimi do të mund të nxiste grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe.
Madje kryetari Ahmeti kishte pyetur qytetarët në Facebook për mendimin e tyre se a duhet të ketë zbukurim sivjet. Shumica e tyre ishin që sheshet të dekorohen.
Për zbukurimin e qytetit, Komuna kishte në dispozicion 70 mijë euro.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë!
Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!
#prishtina? /Reporteri.net