Komuna e Malishevës përmes po kërkon daljen nga karantina pas 50 ditëve qëndrim.Sipas komunës kjo kërkesë vjen pasi situata epidemiologjike me COVID-19 në Malishevë është përmirësuar.
“Sonte (mbrëmë), fshati Banjë u hoq nga karantina, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë. Radha është t’i hiqet krantinimi edhe Malishevës si tërësi, pasi gjendja është përmirësuar dhe nuk ka nevojë që të vazhdohet kjo gjendje e të qenit në karantinë të plotë, tërë territori i komunës. Dita ditës, gjendja ka shkuar duke u përmirësuar, numri i infeksioneve ka qenë në rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në rritje, si dhe gjendja e të prekurve me COVID-19, është duke stabilizuar dhe përmirësuar”, thuhet në komunikatë.
Komuna ka bërë thirrje te kryeministri Kurti që ta shfuqizojë vendimin e datës 14.03.2020 , nr.01/10, për ndalimin e hyrje – daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës.
“Po ashtu apelojmë tek qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, për masat parandaluese të përhapjes së virusit korona (COVID-19). I falënderojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për disiplinën dhe maturinë e treguar, gjatë kësaj periudhe”, përfundon komunikata. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.