×
  • Lajme
  • Lajme

    Mandatari për Qeverinë e re: Flasin nga Vetëvendosje

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 23:44

    Vite më parë ishte bërë jo pak zhurmë rreth mandatarit për formimin e qeverisë së re.


    Interpretimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2014, në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, siç duket as sot nuk i ka zgjidhur të gjitha dilemat.

    Edhe sot zyrtarë të partive të ndryshme “kapen” mes vete nëse partisë fituese të zgjedhjeve në dy raundet e para i takon e drejta për mandatarin, apo nëse herën e dytë duhet ta ketë të drejtën partia që ka dalë si e dyta në zgjedhje.

    Por nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se sipas aktvendimit të Kushtetueses atyre dy herë ju takon mandatari dhe se raund të tretë nuk ka.

    Taulant Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Reporteri.net se në aspektin juridiko- kushtetues, mandatari për formimin e qeverisë në dy raundet i takon partisë fituese në zgjedhjet nacionale pra, Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Vetëm LVV dhe askush tjetër do ta ketë mandatin në raundin e parë dhe të dytë për formimin e qeverisë. Raund të tretë nuk ka. Nëse në dy raunde nuk formohet qeveria,vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Sovrani ka fol. Ai ka thënë qartë se ne jemi fitues të zgjedhjeve dhe që së bashku me LDK do jemi qeveria e ardhshme e vendit. Partneritetin në qeverisje do ta bëjmë në përputhje me fuqinë elektorale të secilës forcë politike. Askush nuk do të ndihet i fyer dhe i përçmuar”, ka deklaruar Kryeziu për Reporteri.net.

    Ai shton se votat që kanë radhitur LVV-në dhe LDK-në, si partitë më të fuqishme në vend qartë shprehin vullnetin e sovrantit për ndryshim dhe prosperitet në vend dhe shkëputje nga mendësia plangprishëse. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!