×
  • Lajme
  • Lajme

    Manxhuka i VV-së: Është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve tek “1 Tetori”

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 13:15

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar dy fotografi duke thënë se është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve tek qendra e vaksinimit në “1 Tetori”.


    Kujtojmë se mëngjesin e sotëm u krijua një tollovi tek qendra “1 Tetori” ku shumë qytetarë u panë në pritje për t`u vaksinuar kundër virusit COVID-19.

    Për tollovinë e krijuar ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë duke thënë se në qendrën “1 Tetori” kanë ardhur që të vaksinohen edhe qytetarë nga komuna të ndryshme ndërsa aty mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!