×
  • Lajme
  • Lajme / Kalueshmëria 60.9%

    MAShTI publikon rezultatet e provimit të maturës në afatin e gushtit

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 15:15

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se kalueshmëria e Provimit të Maturës në afatin e gushtit, është 60.9%.

    Përmes një postimi nga faqja e tyre zyrtare, thuhet se rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “60.9% kalueshmëria e Provimit të Maturës në afatin e gushtit. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 4476 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 2726 maturantë apo 60.9%. Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator”, thuhet në njoftimin e MAShTI-it.

    Teksa në përfundim, kanë falënderuar të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës, për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!