Matthew Palmer nesër vjen në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, të premten do të qëndrojë në Prishtinë. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, Palmer do të mbajë një fjalim para pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe studentëve dhe më pas do të përgjigjet ne pyetjet e publikuar.


Kjo ngjarje do të mbahet më 1 nëntor në orën 15:00 në objektin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

” Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-ve , njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë to shoqërisë civile. Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik. Ngjarja është e paraparë për 15:00, të premten”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar se cilët prej liderëve të shtetit do t’i takojë Palmer gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Ardhja e tij në Kosovë ishte konfirmuar kohë më parë nga Ambasada, megjithatë nuk dihej data e saktë se kur Palmer do të zbarkonte në Prishtinë.

Në këtë vizitë në Kosovë Palmer vjen pas qëndrimit një ditor në Shkup