×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës, Kurti përfaqëson Kosovën

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 7:18

    Sot në Vjenë të Austrisë, do t’i fillojë punimet Forumi Ekonomik i Vjenës. Programi i Forumit të 21-të Ekonomik të Vjenës të këtij viti i kushtohet temës “Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale”.

    Në këtë forum Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ai do të marrë pjesë në panelin ku do të flitet për temën “Bashkëpuni ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë”.

    Ky forum ofron një platformë për liderë politikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ekonomisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!