×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetet pa kulm një gjykatë në Kosovë

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 23:29

    Si pasojë e erës fuqishme ka rënë konstruksioni i pullazit të ndërtesës së porsandërtuar të Gjykatës Themelore të Graçanicës.


    Konstruksioni ka rënë mbi objektin aty pranë të Shtëpisë së Pleqve dhe lagjen e kontejnerëve, por për fat nuk ka të lënduar.

    Shërbimi komunal për ndërhyrje emergjente ka ndërhyrë me shpejtësi duke ia dalë të evakuojë shfrytëzuesit e Shtëpisë së Pleqve dhe banorët e rrezikuar të lagjes së kontejnerëve, objektet e të cilëve janë dëmtuar.

    Konstruksioni i pullazit të rrëzuar ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton koha.net.

    Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, u ka bërë thirrje organeve përkatëse që të përcaktojnë përgjegjësinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!