Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, projekt ky në vlerë prej 1.5 milion eurosh.

Sipas ministres Bogujevci, projekti po realizohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, me synim ruajtjen e vlerave historike dhe shpirtërore të kësaj xhamie.

“Projekti, në vlerë prej 1.5 milion eurosh, po realizohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, me synim ruajtjen e vlerave historike dhe shpirtërore të kësaj xhamie dhe kthimin e saj në funksion të komunitetit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Reklamë