×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 130 pika dhe 30 faqe, këto janë komentet e Kurtit në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të Thaçit

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 22:25

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 1 maj masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, e ndaj kësaj ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


    Thaçi sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese për dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër i Kosovës.

    Ndërsa, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet në lidhje me dekretin e shpallur nga Presidenti.

    Janë mbi 130 pika dhe 30 faqe, komente të Kurtit dërguar në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të Thaçit.

    Një nga komentet thuhet se “Kryeministri në detyrë, asnjëherë nuk refuzoi dhe nuk hoqi dorë nga e drejta e partisë se tij, e cila si fituese relative e zgjedhjeve, në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, është e vetmja të cilën Presidenti guxon dhe mundet ta konsultojë për propozim të kandidatit për Kryeministër. Ai në vazhdimësi i përkujtonte presidentit se Kushtetuta nuk i njeh rol aktiv dhe imponues në formimin e Qeverisë, por ajo përcakton vetëm rolin e presidentit si noter shtetëror, pra një rol pasiv në këtë drejtim. Gjithashtu, Kushtetuta nuk parasheh afate për partinë politike apo koalicionin fitues që të propozojë një emër të kandidatit për kryeministër”.

    Një koment tjetër thuhet se “është e qartë se hartuesit e Kushtetutës kanë zgjedhur formulimin e nenit 86 të Kushtetutës me qëllim që të devijojnë nga sistemi i paraparë në Kornizën Kushtetuese, duke përqafuar kështu një sistem me demokratik ku më shumë se një kandidat nevojitet para se të vihet në lëvizje procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Procedura e zgjedhjes është krijuar me qëllim që të sigurojë, që më shumë se një kandidat i nominuar për t’u zgjedhur si President, ai, që mori shumicën e votave do të zgjidhej si përfaqësues i popullit të Kosovës … “.

    Në këtë LINK mund të gjeni komentet e Kurtit dërguar Gjykatës Kushtetuese.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!