×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 8:22

    Numri i rasteve aktive në Kosovë me COVID-19 është 14.101. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 4.143 mostra prej të cilave 777 raste kanë dalë pozitive.


    Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të vdekjes si pasojë e virusit.

    Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!