×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 7:53

    Ministria e Shëndetësisë të shtunën në raportin e përditësuar ka bërë të ditur se në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19.

    MSh bëri të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 173 raste të reja pozitive.

    Ndërkaq 10 persona vdiqën si pasojë e keqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

    Përgjatë 24 orëve u vaksinuan 19 mijë e 193 qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!