Sot, edhe pse e planifikuar për në orën 10:00, mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar me 40 minuta vonesë.
Në nderim të viktimave nga aksidenti i autobusit me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, kryeministri Kurti dhe ministrat kanë mbajtur një minutë heshtje.
Sot Kosova ka shpallur ditë zie dhe flamujt janë lëshuar në gjysmështizë.
Një aksident tragjik ka ndodhur dje rreth orës 3 pas mesnate në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona, pasi një autobus që po kthehej nga Turqia për në Maqedoni të Veriut u përfshi nga flakët.
Sipas raportimit të mediave, në mesin e viktimave kanë qenë edhe 12 fëmijë, pesë prej tyre të mitur.
Në autobus besohet të kenë qenë 53 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.