×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen hetimet për 6 vdekjet e dyshimta në Infektivë

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 11:35

    Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive të QKUK-së.


    Prokuroria ka konfirmuar se nga  raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të hetimeve dhe trajtimit të rastit në fjalë, më 11.10.2021, e ka mbyllur këtë rast. Nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë qenë të infektuar me COVID-19“, ka thënë zëdhënësja Laureta Ulaj.

    Kujtojmë se më 5 korrik 2020 në QKUK kishin ndërruar jetë gjashtë persona nga coronavirusi, ku edhe ishin ngritur dyshimet për natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!