Janë mbyllur të gjitha vendvotime në Kosovë.
Sipas koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, deri në orën 17:00, në nivel vendi kanë votuar rreth 38 për qind e qytetarëve me të drejtë.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se deri tani janë ndaluar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cenuar procesin e votimit në zgjedhjet e 6 tetorit.
Sot (e diel) nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, kanë votuar për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të vendit dhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këtë proces zgjedhor që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e kanë vëzhguar rreth 35 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera.
Në gjithë Kosovën do të hapem 895 qendra të votimit, me 2 mijë e 547 vendvotime. Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote sot është 1,937,868. Ndërkaq nga listat e votuesve janë larguar 46 mijë e 917 persona.
Në këto zgjedhje garojnë 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 mijë e 70 kandidatë për deputetë nga të gjitha subjektet.
Si çdo herë edhe në këtë ditë të rëndësishme, Telegrafi.com në bashkëpunim me Radio Televizionin Dukagjini do të kenë mbulueshmëri speciale të tërë procesit zgjedhor.