Ka përfunduar pas tre orësh protesta e opozitës në Shqipëri, e cila është cilësuar si dita e parë e mosbindjes civile nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Demokratët e mbyllën protestën në selinë e PD-së, ku Noka mbajti fjalën për gazetarët.
Ai nuk tregoi detaje se si do të vijojë aksioni opozitar, por tha se mosbindja do të vijojë.
”Kjo ishte dita e parë që mosbinjda civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte “jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë. Qytetarët i dhanë një leksion “ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile derisa të plotësohen kërkesat”, tha Noka.