×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshja kornizë

    Më 13 qershor Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-në për bashkëpunim në mbrojtje

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 17:45

    Kosova sivjet do të jetë këtë  nikoqire e e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender Europe” për vitin 2025.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar së ushtrimi më i madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Defender Europe” do të mbahet nga data 27 maj deri më 6 qershor.

    Kurti po ashtu njoftoi se më 13 qershor do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje mes Kosovës e SHBA-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kosova nga data 27 maj deri më 6 qershor do të jetë vend nikoqir i ushtrimit më të madh ushtarak amerikan në Evropë “Defender  Europe 2025”. Mbi 1 mijë ushtarakë të FSK-së do të jenë të angazhuar në këtë ushtrim brenda Kosovës dhe jashtë saj.  Më 13 qershor në Washington, në Departamentin e Mbrojtjes do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje që përfshin periudhën 2025- 2030. Kjo është marrëveshja  e dytë që nënshkruhet me një vend partner e aleat pas asaj me Republikën e Turqisë të nënshkruar më 29 janar 2024″, tha Kurti sot.

    Në muajin Mars, Qeveria e Kosovës pati miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

    Kjo marrëveshje parasheh pesë pika kryesore: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisjen e mbrojtjes,  menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake, bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar.

    Si pikë e pestë është përmendur mbështetja në aspektin e implementimit të elementeve kyç të mbrojtjes, atë të qëndrueshmërisë strategjike./Reporteri.net/

    Mbështetje për anëtarësim në NATO dhe rritja e kapaciteteve ajrore – pesë pikat e marrëveshjes kornizë të Kosovës me SHBA-në

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!